Nuk e di pse më sillen nëpër mend këto vargje të kolosit të letërsisë sonë Ali Asllani, sa herë që shfaqen në media këto Don Kishotët e skenës politike, jo pse nuk ka vargje tjera të bukura, ka dhe aq më shumë, por këto vargje pasqyrojnë  në mënyrë shumë ilustrative realitetin politik të shqiparëve në trojet autoktone:

” Hani pini dhe rrëmbeni
është koha e çakanjëve


hani pini dhe rrëmbeni
është botë e maskarenjëve

dallavera nëpër zyra, dallavera në Pazar
dallavera me të huaj dallavera me shqipëtar


koha është e maskarenjëve,
por atëdheu I SHQIPËTARËVE “

E si mos të sillen ndër mendë këto vargje tragjike të realitetit shqiptar, kur na e kanë sjell diellin një pëllëmbë përmbi kokë. Hajt që nuk na ofruan zhvillim ekonomik e social, as shkencor e as arsimor, as nuk na ofruan ngritje dhe afirmim të vlerave të kulturës dhe traditës tonë kombëtare; hajt qe na vjodhën e na rrjopën, ku me taksa e ku me gjoba të qena e të paqena; hajt ja bëmë edhe kur na gënjyen në çdo cikël zgjedhorë, në çdo stinë e në çdo mot duke premtuar mrekulli, e për faqe të zezë të botës, na dhanë vetëm mari, marëzi, hajni e rezillëk.

Këto Don Kishotët dhe Sanço Pançot e kohës tonë, kanë shkuar shumë larg, përtej çdo kufiri, sepse dy gjëra nuk kanë limit tha gjeniu, universi dhe çmenduria.

Të vetëshpallurit kryetarë të SHVL-UÇK-së, as Don Kishoti nuk shkrepi as edhe një plumb në Kollaren e tij gjatë luftës së 2001, as Sanço Panço nuk shkrepi as edhe një plumb në Kopanicën e tij.

Hajt që nuk shkrepën në vendet e tyre, bile as uniformë nuk veshën, e mbasi u nënshkrua marëveshja e paqës në Ohër, Don Kishoti filloi vetë-promovimin dhe vetë-shpalljen, përvetësimin e gjithëçka të mundshme dhe të pa mundshme, me publikime të librave dhe prononcime gjithandej, u vesh me uniforma sa për të bërë sfilatë bashkë me disa “Ushtar të Sollanës” (të emëruar nga populli si “Ushtar të Sollanës” pasi që ju bashkangjitën UÇK-së pasi u nënshkrua marëveshja e paqës, pasi mbaroi lufta).

35296

Kafshatë e rëndë që nuk kapërdihet, ishe kur Don Kishoti na e solli Kole Diamantin më mesin tonë dhe na e shiti për veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare.

Por Don Kishotit nuk i mjaftonte kjo, kur e pa se një pjesë e madhe e ushtarëve tani më kishin përfunduar nëpër burgje ( skenarët se si u montuan ushtarët e UÇK-së, tani më të gjithë ne i dimë ), ju dashtë që të shpikë veteran të ri, kjo ishte faza e dytë e “projektit madhor”.

Për ta realizuar këtë “projektit madhor” nipit të vet i tha: “ti nipçe edhe Liman edhe veteran nuk shkon, prej sot do bëhesh Kastriot Lumnjani dhe unë do të shpalli veteran të UÇK-së”. “Po si mundet” i tha nipçja, “unë kam qenë në burg atëher“. “Po si, une jam kryetar, ti vetëm ndëroje emrin në facebook, punen tjetër ma lër mua. Me Abazin e prishëm Jugosllavinë nga çajtoret e Zvicrës, e spo u bëke ti veteran nga burgu“.

Ashtu de, i ndëgjuam vetë se çfarë vlerësimi kanë për SHVL-në e çfarë vlerësimi kanë për UÇK-në në audio përgjimet e publikuara një kohë më parë. Po pra, s’ka pse ju ngel hatri kur va themi troç, pasi ata vetë i thonë SHVL MVL   …     sillet me vulat në xhep vërdallë   …  e shum, shumë të tjera.

Don Kishoti nuk duhej të ishte i vetëm, atij i duhej një Sanço Panço. Për të mos rezikuar të vinte deri në Shkup atë kohë të pasluftës, Sanço Panços i dha autorizim ta regjistronte në regjistër qëndror SHVL-në. Dhe sot e kësaj dite në dokumentat zyrëtare të SHVL-së  figuon si themelues Sanço Panço (Daim Hiseni) dhe asnjë herë nuk ka figuruar Fazli Veliu. Një Organiztë e njejtë me dy themelues, dy palë vula, dy të çmendur që kanë uzurpuar këtë simbol të luftës, që e nënçmuan dhe e përbuzën atë më sublimen, gjakun e dëshmorëve.

img_1973

Vetëm një sharlatan dhe i pa cipë i tipit të Sanço Panços veshë uniformë ushtarake pa emblema në studio televizive për sfilatë mediatike.

Daim Sanço dje kishte një prononcim për media, ku se dinte as vetë çfar don e çfar kërkon. Herë thot shqiptarët kështu e ashtu, herë flet për kombëtaren, herë kërkon shtet qytetar. Pa qenë i vetëdishëm se koncepti qytetarë është në kundërshtim me konceptin kombëtarë, sepse nuk janë fjalët e tij, dikush e ka kurdisur që në një moment të caktuar të promovojë një valle të caktuar.

Por ama dardha ka bisht, thot populli. Dhe kur futesh në valle të huaj që nuk din as ta luajsh dhe kjo punë duket ashiqare, atëherë është shumë legjitime që Sanço Panço të japë disa sqarime që i kemi heshtur sot e 15 vjet:

Kush ta dha të drejtën, të thirrësh në emër të veteranëve të luftës së UÇK-së ?

Në cilën betejë ke marë pjesë, në cilën luftë çlirimtare të shqiptarëve ?

Cili është “misioni yt i SHVL-së” i maqedonisë qytetare ?

Apo ndoshta ke mision tjetër, të shpallës veteran, bashkë fshatarin tënd nga kopanica Bujar Osmani, ose të tjerë si Artan Grubi e shumë gruba të ngjajshëm ?

Apo ta shpallësh për Gjeneral Brigade të “njësitit” që gjuajtën me gurrë te Kalaja Shkupit, Artan Grubin ?

Jo zotëri Sanço, jo se jo, sepse UÇK-në ka kush e përfaqëson!
UÇK-ja ka me vete bijtë më të mirë të këtij kombi, po ata që nuk i lëshuan istikamet në vitin 2001, ata ushtarë dhe komandatë që fituan beteja të një pas njëshme deri sa e detyruan palën tjetër të dorëzohet dhe të kërkojë marëveshje të paqës.

Prandaj zotëri Sanço Panço, jo se jo, s do ta lejojmë përbuzjen e vlerave të UÇK-së!


Sqarim: për ata që nuk kanë pasur rastin ta lexojnë romanin e famshëm “Don Quijote de la Mancha” për ta kuptuar krahasimin e figurave moderne që simbolizojnë Don Kishota e Sanço Panço të kohës tonë, sa për ilustrim kemi paraqitur një verzion të filmit: