Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para mbrëmjen e së premtes në kryeqytet. Pas një sherri janë plagosur katër persona me armë zjarri.

Ndërkohë është identifikuar personi që qëlloi katër persona me armë në një lokal në Tiranë.

Policia bën të ditur se njëri nga autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasve i me inicialet E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç, dyshohet të jetë Arben Seferi i cili është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë Mërcedes Benz gri.

Mësohet se pronari i lokalit Arben Seferi i shpallur në kërkim, dyshohet të ketë qëlluar mbi katër të rinjtë. Të plagosurit ndodhen në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.