Pas fitores së Donald Trump si presidenti i 45’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pritet të marrë drejtimin e intiligjencës amerikane republikani Mike Pompeo.

Edhe pse po spekullohet në media se këshilltari i sigurisë Michael Flynn mund të plotësojë dëshirën e presidentit turk Erdogan për të ekstraduar Gylenin, shefi i ri i CIA’s ka postuar një shkrim të diskutueshëm për Erdoganin në Twitter.

Pompeo një ditë pas grushtit ushtarak në Turqi ka thënë se Turqia është një diktaturë Islamike. Ai në një përgjigje për ministrin e jashtëm të Iranit që lavdëronte dështimin e grushtit ushtarak ka shkruar “Edhe Irani është aq demokratik sa qeveria e Presidentit të Turqisë, Erdogan…..në të dyja ka regjim islamik diktatorial totalitar”