Pronari i Gazetës Express, Breat Buzhala  ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara kundër tij se gjoja ai është takuar me deputet të VMRO-së në Shkup. “Idiotësi, janë gënjeshtra” u shpreh Berat Buzhala shkurt për portalin TetovaSot i pyetur  nëse është takuar me ndonjë nga deputetët e VMRO-së.

Ndryshe mediat në Maqedoni thonë se ditë më parë në hotel Marriot në qendër të Shkupit, në orët e mbrëmjes, deputeti i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski ka pritur gazetarin kosovar Berat Buzhala dhe biznesmenin kosovar Ekrem Lluka./TetovaSot