Tani për tani autor i panjohur me armë mbrëmë ka dëmtuar automobilin “opel astra” me targa të Ohrit derisa automjeti ka qenë i parkuar në një garazh të improvizuar.

Ashtu siç informon sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), N.S. (25) mbrëmë në orën 02:05 në stacionin policor Ohër ka paraqitur se automobili i tij “Opel Astra” është dëmtuar. Gjatë kontrollit nëpunësit policor kanë konstatuar se  mbrëmjen e njejtë në periudhën nga ora 22 deri në orën dy pas mesnate, tani për tani një person i panjohur me armë zjarri, e ka dëmtuar dritaren e pasme, atë të derës së majtë të përparme, derën e pasme të majtë, krahun e majtë të pasëm. Në garazh sërish ka pasur shumë çarje të cilat kanë të ngjarë se janë shkaktuar nga plumbat e armës së zjarrit, kumtoi në Buletinin e rregullt MPB-ja. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit