Ish shefi i diplomacisë maqedonase, Denko Maleski konsideron se ideja e VMRO-DPMNE-së që partisë fituese në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare t’iu jepet edhe 20 deputetë bonus në mënyrë që të qeverisë në mënyrë më të lehtë dhe të pavarur…
Ish shefi i diplomacisë maqedonase, Denko Maleski konsideron se ideja e VMRO-DPMNE-së që partisë fituese në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare t’iu jepet edhe 20 deputetë bonus në mënyrë që të qeverisë në mënyrë më të lehtë dhe të pavarur, nuk është ide e shëndetshme për Maqedoninë sepse siç e dimë, Italia pati afirmuar këtë sistem në vitin 1924, dhe si pasojë, ky sistem solli dhe luftën e dytë botërore.

“Vetë idea për sjelljen e ndonjë bonusi partisë fituese në zgjedhje, që të mund më fuqishëm të qeverisë, është ide e Benito Musolinit i cili e afirmoi në zgjedhjet në vitin 1924 dhe me këtë siguroi diktaturë 20 vjeçare mbi Italinë e cila përfundoi siç e dimë me luftë të dytë botërore, dhe të gjithë e dimë fatin personal të Benito Musolinit. Kjo po zbatohet vetëm në dy apo tre vende në Europë, në Greqi, Itali dhe në shtetin e vogël të San Marinos, dhe duke kërkuar informata në internet, pashë se kur anglezëve iu është propozuar ky sistem i bonusit, 97% e qytetarëve e kanë hedhur poshtë çdo mendim për këtë gjë”, tha Maleski për Nova Tv.