Shumica e deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit, e kanë lëshuar seancën pasi që siç thanë ata është uzurpuar Kuvendi nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Në sallë kanë ngelur, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Oliver Spasovski, Aleksandar Kiracovski dhe Frosina Remenski.

Paraprakisht, deputeti Kiracovski, njoftoi se LSDM do të heqë dorë nga replikat dhe kundër-replikat.

Ai tha se në këto tetë ditë është bërë debat i zbrazët, ndërkaq çelësin për atë dhe përgjegjësinë më të madhe e ka kryesuesi i seancës, Trajko Veljanovski.

Kiracovski e përkujtoi Veljanovskin në dy paragrafët e Rregulloret të cilat thonë se duhet të ndalohen folësit nëse ata nuk mbahen afër fjalimit të deputetit që ka marrë fjalë./Portalb/