Nikola Gruevski vlente si modernizues i Maqedonisë. Atëherë ai mori udhën e një sunduesi ultra-nacionalist, që kërkon të fut në kaos shtetin e tij – për t’i shpërtuar burgut, shkruan fillimisht magazina më e madhe e Europës, Der Spiegel.

Njëherë Gruevski përfitoi si liberal dhe modernizues i Maqedonisë. I shkolluar për ekonomi ai prej 28 vjeç ishte ministër i financave, ndërsa pak përpara moshës 36 vjeçare kryeministër i vendit që aspironte rrugës për t’u integruar në BE dhe NATO. Atëkohë nga Ballkani perëndimor, Maqedonia dhe Kroacia vlenin si vendet më afër anëtarësimit në BE.

Megjithatë prej atëherë Gruevski i është futur një rruge të ultra-nacionalizmit dhe sundimit popullist, që vendin e tij e sundon me metoda kriminale. Nga falsifikimi i zgjedhjeve deri te dyshimet për vrasjen e kundërshtarëve politik. Pra Maqedonia nga një shtet model u kthye në një shtet eksplosiv, transmeton Bota Sot.

Më pas media gjermane ndalet te përleshja e dhunshme e ditës së enjte në parlament. “Për interesat e tij politike ai kërkon të viktimizojë gjithë Maqedoninë. Ai kërkon ta çojë Maqedoninë drejt kaosit për të përfituar më pas si stabilator. E vetmja alternativë për atë: burgu,” citon media gjermane analistin Sasho Ordanovski.

Ndjekësit e Gruevskit stuhi në Parlament

Shqiptarët ndjehen si qytetarë të klasës së dytë

Nga zgjedhjet e ngushta të dhjetorit 2016, partia opozitare maqedonase LSDM sëbashku me tre parti shqiptare mund të krijojë qeverinë e ardhshme. Sepse OBRM e humbi shumicën absolute. Megjithatë presidenti Ivanov ka hezituar të mandatojë shefin e LSDM, Zoran Zaevin me preteksin se luan me “kartën shqiptare”. Partitë shqiptare me “Platformën e Tiranës” kërkojnë federalizimin dhe ndarjen e Maqedonisë. Në themel partitë shqiptare kërkojnë më shumë të drejta, veçanërisht në gjuhën shqipe. Këto janë garantuar edhe me Marrëveshjen e Ohrit në 2001 të nënshkruar nga partitë shqiptare dhe maqedonase, por deri tani shumë pak është bërë në këtë drejtim. Kjo i ka shtyrë shqiptarët të ndjehen si qytetarë të klasës së dytë.

Social demokratët janë zotuar për më shumë të drejta kundrejt shqiptarëve, andaj kanë fituar shumë vota shqiptare.

Libri i Trump si libri më i pëlqyer

Në fund media gjermane shkruan se përkundër skenimit të përleshjeve brutale në parlament, një pjesë e ushtrisë dhe njësive speciale indirekt janë distancuar nga gruevski. Shumica e LSDM me tre partitë shqiptare mbështetet nga BE dhe SHBA. Në ditët vijuese pritet fillimi i krijimit të qeverisë.

“Me gjasë një kohë të gjatë do kemi institucione paralele në Maqedoni,” prognozon publicisti Ordanovski.

Eksperti i Europës Juglindore, Florian Bieber ka theksuar se koncepti i qeverive perëndimore për të ndihmuar “stabilokratë” si Gruevski ka përfunduar.

“BE dhe shtetet e saj anëtare një kohë të gjatë kanë qëndruar pasic dhe problemin mes opozitës dhe qeverisë në Maqedoni e kanë parë si krizë të demokracisë. Kështu Gruevski ka përfituar nga bashkëpunimi rreth krizës së refugjatëve.”

Udhëheqësit e Maqedonisë akoma de-fakto nuk hedhin dyshime rreth aspiratave europiane. Si një reporter i gazetës së afërt me qeverinë që e pyeti Gruevskin se çfarë lexon, ai u përgjigj“Great Again!” nga Donald Trump: “Shumë libër interesant. Ua rekomandoj. Mua më pëlqen për durimin, energjinë dhe përpjekjes për t’ia arritur qëllimin.