Mospastrimi i Listës zgjedhore është edhe një dëshmi se Maqedonia deri tani nuk arriti që të krijojë kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Kështu tha Xhabir Deralla nga Qendar për liri, ‘Civil’, në emisionin ‘Arena’ në TV Shenja, dhe shtoi se në Maqedoni nuk ka asgjë përveç presioneve, keqpërdorimeve të fondeve publike dhe admininistratës.

“Thjeshtë bëhet fjalë për një sistem në të cilin institucionet keqpërdoren për t’u bërë presion qytetarëve. Bëhet fjalë për diskriminim politik në nivel institucional dhe bëhet fjalë për një manipulim agresiv medial të vazhdueshëm. Në nivel institucional nuk shohim reforma, revizioni i Listës zgjedhore për fat të keq nuk dha kurrfarë rezultate”, deklaroi Derlla.

Përveç që në vend nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, deralla vlerëson se nuk ka kushte as për anulimin e zgjedhjeve. Sipas tij zgjedhje vërtetë të lira nuk do të kemi.

Duke folr mbi 259 votuesit fiktiv të cilët i zbuloi TV Shenja në një parking në Tetovë, Deralla tha se rastet e votuesve fiktiv janë alarmuar që nga viti 2013, por të njejtit vetëm janë transferuar nga një adresë në tjetrën dhe nuk janë pastruar, kështuqë deri më 11 dhjetor nuk ka kohë të bëhet pastrimi i Listës zgjedhore.