Ky proces përfshin dy faza, me ç’rast në fazën përfundimtare do të jepet fletëparaqitja tatimore vjetore për të ardhurat e realizuara, tatimi personal i të ardhurave të qytetarëve dhe mundësia që e njëjta të konfirmohet nga Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP).
“Reformat në sistemin tatimor janë të patjetërsueshme për përafrimin e praktikave më të mira, por edhe plotësimin e kërkesave disavjeçare të kontabilistëve dhe obliguesve tatimorë”,- deklaroi drejtoresha e DHP-së, Sanja Llukarevska.

Drejtoresha e DHP-së, Llukarevska, tha se në fund të pjesës së parë të vitit janë mbledhur të ardhura tatimore prej 3.16% më pak nga të parashikuarat.

Sipas saj, pagesa e ulët e tatimeve ka të bëjë me situatën e vështirë ekonomike si dhe vakuumin që u krijua pas formimit të Qeverisë së re.

“Kjo nuk është tragjike, sepse duam të punojmë në interes të qytetarëve dhe mbushjen e arkës shtetërore që jetesa të jetë e mirë për të gjithë në vend. Për kthimin e TVSh-së do bëhen përpjekje maksimale që të ketë kontinuitet sa i përket kthimit të TVSh-së”,- theksoi drejtoresha e DHP-së, Sanja LLukarevska.

Sa i përket kthimit të 15% nga TVSh-ja qytetarëve, Llukarevska tha se bëhen analiza dhe se do të startojë në 2018-n.