Selia e Partisë Demokratike Serbe (DSS) në veri të Mitrovicës, është djegur mbrëmë rreth orës 3:00 pas mesnate

Mësohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.Deri tani, nuk dihen motivi dhe autorët e këtij incidenti.

Marko Jakshiq nga Partia Demokratike Serbe (DSS), ka akuzuar qeverinë e Serbisë dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq, për sulmin ndaj selisë së kësaj partie në veri të Mitrovicës.

Në një prononcim për KosovaPress-in Jakshiq ka theksuar se incidenti në selinë e DSS-së, tregon qartë se siguria për qytetarët e veriut të Mitrovicës është e rrezikuar.“Sulmi në selinë e partisë tregon se siguria për qytetarët e veriut të Mitrovicës është e brishtë”, tha Jakshiq.