Burime diplomatike kanë thënë se në BDI po zhvillohet rivalitet i brendshëm mes grupeve që janë pro koalicionit me VMRO-në dhe atyre që janë koalicion me LSDM-në. Sipas tyre, disa funksionarë që janë për koalicionim me VMRO-në po japin deklarata të pamatura, duke nxjerrë detaje nga bisedat e fshehta me LSDM-në dhe në këtë mënyrë me vetëdije po “ushqejnë” mediumet e afërta me VMRO-DPMNE-në me argumente kundër qeverisë së re.

“Në këtë mënyrë me qëllim dhe me vetëdije, funksionarë të BDI-sa janë duke punuar që protestat e nacionalistëve maqedonas të bëhen sa më masovike”, kanë thënë diplomatët për disa mediume maqedonase.

Ata kanë shtuar se në selinë e BDI-së në Reçicë tashmë kanë arritur vërejtje nga ambasadat perëndimore që të ndërpriten paraqitjet e tilla të pamatura të “krahut provmroist”.