Shfrytëzuesit nga fshatrat Tanushë, Mirkovc, Pobozhje, Malinë, Brodec, Brezë, Lubanc dhe Kuçevishtë, nesër prej orës 13 e deri në orën 15 do të jenë pa energji elektrike.

Prej orës 8:30 e deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Bukoviq, ndërsa prej orës 8:30 deri në orën 11;30 shfrytëzuesit e rrugës “Todor Cipovski-Merxhan”.

evn-aksionNë periudhën kohore prej orës 10 e deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë eshfrytëzuesve të rrugës “Lovqenska” nënrrugët 2 dhe 4 në komunën e Karposhit , ndërsa prej orës 12 deri 14 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Helsinki”.

Shfrytëzuesit nga uikend-lagja Matkë do të jenë pa energji elektrike prej orës 9 e deri në orën 15, ndërsa prej orës 9 deri në orën 14 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Stracinska” dhe “Uashingtonska” në komunën e Shuto Orizarit.

Pa furnizim me energji elektrike prej orës 8 e deri në orën 15:30 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Kadino, ku përkohësisht do të ketë ndërprerje prej 30 minutash, ndërsa në orën 8:30 edhe një herë në orën 15:30 në objektet industriale të cilat janë në rajonin e Drama, si dhe Mralinë dhe një pjesë e Idrizovës në komunën e Ilindenit.

Prej orës 8:30 e deri në orën 9:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Sevastopolska”, “Rifat Burxheviq”, “Krimska”, një pjesë e dyqaneve në rrugën “Krimska” në komunën e Çairit, ndërsa prej orës 8 deri në orën 12 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Ibe Palikuqa” dhe “Vele Markov” në komunën e Gjorçe Petrovit.

Pa energji prej orës 8:45 e deri në orën 15;30, repetitorët e operatorëve mbi fshatrat Sveta Petkë, Çiflik dhe Barovë në komunën e Sopishtes, ndërsa prej orës 9 deri në orën 13 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Vera Jociq” në komunën e Kisela Vodës.

Prej orës 10 e deri në orën 12 pa energji elektrike do të jenë fshatrat Radushë, Kondovë, Raçe, Svillare e Epërme, Orashje, Svillare e Poshtme dhe fshati Dvorcë në komunën e Sarajit.

Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak investimeve në sistemin elektrik.