Maqedonia prej mbrëmë është përfshirë nga një valë e të ftohtit Siberian dhe rreshje te borës, që do të zgjasë gjat tër javës, njoftojnë nga Drejtoria për punë hidro metereologjike.

Siç bëjnë të ditur nga kjo drejtori, temperaturat në fundjavë pritet të ulen deri në minus 22 gradë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e rreshjes së shiut të ngrirë.

Nga Ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë thonë se ekipet e tyre janë shpërndarë në 37 punkte dhe kujdestarojnë 24 orë për mirëmbajtjen e rrugëve.

Njëherit apelojnë që vozitësit të mos qarkullojnë pa pisje dimorore dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.