Në Berlin u zhvillua më 31 maj 2017 një takim i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, në të cilin morën pjesë edhe ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel dhe ai çek Lubomír Zaorálek. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati flet për DW mbi procesin e Berlinit, raportet shqiptaro-serbe dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE./DW/