Turbulencë në LSDM para zgjedhjeve lokale. Kryetari i Këshillit të Komunës Qendër, Mirosllav Shipoviq, ka dhënë dorëheqje.
Këshilli, dorëheqjen duhet ta konstatojë në seancën së javës së ardhshme. Në dorëheqjen thuhet se po dorëhiqet nga shkaqe personale, por në Facebook profilin e tij Shipoviq tani më haptazi ka kritikuar punën e kryetarit aktual të kësaj komune, Andrej Zhernovski.

“Luten qytetarët e komunës Qendër në javët e ardhshme të mos kërkojnë në telefon kryetarin Zhernovski, me qëllim që të mos e harxhojnë në roaming”, ka shkruar Shipoviq më 25 mars.