Havel: “Epoka e diktaturave dhe sistemeve totalitare nuk ka përfunduar në të gjitha vendet ish komuniste”. Komunizmi kurrë nuk do të kthehet më, por “se me forma dhe mënyra të tjera”, të tilla si “globalizmi” dhe “ambjentalizmi”, ata janë në pushtet dhe do të mbeten “gjallë” për të ëndërruar një ditë në “pranverën” e tyre.

WASHINGTON : Në natën mes datave 20-21 gusht 1968, Çekosllovakia u pushtua nga veriu, lindja, jugu nga 20 divizionet sovjetikë dhe të Traktatit të Varshavës që arritën në më shumë se 250.000 trupa. Në të njëjtën kohë, pozicionet e lënë bosh nga këto njësi ishin mbushur “backfilled” nga 10 divizione të tjera Sovjetike. Trupat vinin nga bazat e tyre në Hungari, Poloni dhe Gjermaninë Lindore. Pasi zunë pikat strategjike në Çekosllovaki , ajo u deklarua e pushtuar, shumica e këtyre forcave perëndimore u rizhvendosë ne territorin e kontrolluar plotësisht nga sovjetikët në Çekosllovaki, ku ata zunë pozicionet përballë kufirit me Gjermaninë Perëndimore dhe një zonë neutrale meAustrinë.

Me këtë operacion ushtarak, Moska mori shkas për t’i dhënë fund “Pranverës së Pragës”, e cila pati një lulëzim jetëshkurtër të demokracisë politike dhe ekonomike, që filloi në janar të një viti më parë të emërimit të Aleksandër Dubcek në postin e Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste në Çekosllovaki. I cili qe mbështetur fillimisht nga lideri sovjetik Leonid Brezhnjevi. Dubcek, kishte zëvendësuar Antonin Novotni stalinistin e përbetuar në dhjetor të vitit 1968.

Aleksandër Dubcek bëri që disa gjëra të ken lëvizur shpejt në atë kohë për të zënë vendin e “regjimit ekzistues represiv , dhe e zvendësuar atë me një sisitem shumë më shumë pluralistë – pra të zvedësimit të “. Komunizmit me një fytyrë ç’njerëzore”. Të vetëdijshëm për ndryshimin nga kjo që kishte të ngjarë, BRSS filloi të ndjell dyshimin nga Moska dhe pjesa tjetër e sovjetike e dominuar prej saj në Europën Lindore. Ndërkohë, që Dubcek, ishte i kujdesshëm për të ruajtur pozitat e Çekosllovakisë si një aleat besnik i Bashkimit Sovjetik, dhe anëtar i Paktit të Varshavës, duke këmbëngulur vetëm në të drejtën e “Pranverës së Pragës” ndaj asaj që ai e quante në atë kohë vetëvendosjes së brendshme.

Çekosllavakia, në lupën e “syrit” të CIA-s- komitetit të inteligjencës

Në Uashington, Komuniteti Inteligjencës thuhet në dosierin e CIA-s, i pati shikuar këto zhvillime me një këndëshikim të përzier dhe “notat” e thella të dëshpërimit dhe shqetësimit në rritje. Mbasi edhe përpjekjet e mëparshme të liberalizimit në Poloni, Gjermaninë Lindore dhe Hungarisë kishte qenë shtypur brutalisht. CIA ato i shikonte sikur ato të kishin qenë kryengritjet kundër Paktit të Varshavës dhe sundimit sovjetik në Evropën Lindore, të cilat udhëheqësia çekosllavke i kishte marrë me dhimbje e madhe për të i shmangur, ato në Çekosllavaki. Për më tepër, ajo kishte qenë e dukshme edhe në Kremlin se Çekosllovakia ishte në nevojë për disa lloj të reformës ekonomike.
Çekosllovakia, e cila dikur ishte një “central atomik” i vogël industrial, tani pas 20 viteve të sundimit komunist, ishte një rast “shteti shportë”.

CIA, ngaqë nuk u besonte komunistëve, dyshonte dhe kishte mbledhur informacione se “Pranvera e Pragës” në këtë mënyrë mund të shihej si fakt në forcimin e regjimit komunist dhe, një extension, nga vetë aleanca Traktati i Varshavës.

CIA ishte optimist. “Nëse udhëheqja e re në Pragë do të procedonte në atë kohë me kujdes dhe hap-pas-hapi, të dukej progres i mirë që mund të bëhej …Në këndëshikimin e rëndësisë së saj politike, ekonomike dhe ushtarake në lidhjet me Bashkimin Sovjetik dhe bllokun sovjetik, Çekosllovakia, mendonte CIA nuk mund të fillojë një politikë anti-socialiste apo anti-sovjetike, në se vetë BRSS nuk do të lejonte këtë … , pati deklaruar një zyrtar anononim e CIA-s. Mbasi ajo nuk është asnjë lëvizja anti-socialiste apo anti-sovjetike e përfshirë në evoluimin e ri politik të Çekosllovakisë … por vetëm një lëvizje e fuqishme për demokratizimin dhe liberalizimin e sistemit. “Rrjedhimisht, Moska” … nuk e konsideron Dubcek-un i cili është dikushi që të jetë i gatshëm për të filluar një linjë anti-sovjetike. Gjatë pranverës dhe verës të vitit 1968, megjithatë, mosdurimi Sovjetik me Pragën i veshur me “një perde të hollë” të dyshimit bëri që të rritë tensionet. Edhe në qoftë se Moska ishte i gatshëm të tolerojnë një regjim më liberal në Pragë, qeveritë e Europës Lindore komuniste – staliniste, si shumë të tjera para Çekosllovakisë nuk kishin qenë – në gjendje ta braktisin sundimin komunist sovjetik, dhe nuk mund të pranonin një shmangie të tillë nga sundimi i ortodoksisë komuniste BRSS.

CIA: Në Çekosllvaki po “zbehet optimizmi”

Përgatitjet për veprim ushtarak qetësisht shkuan përpara nga ana e sovjetikëve: Ata më parë zhvilluan një seri ushtrime të përbashkëta ushtarake të Paktit të Varshavës, gjatë qershorit dhe korrikut, ushtri Sovjetike, solli prej Gjermanisë Lindore, trupat polake dhe hungareze në Çekosllovaki. Ata ishin në një pozicion për një ndërhyrje të shpejtë. Ata përfundimisht pas ushtirmeve ushtarake iu largua tokës çeke, por u dislokuan vetëm disa kilometra jashtë kufijve të Çekosllavakisë.

Optimizmi i CIA-s ishte venitur: Edhe pse Dubcek ishte raportuar të jetë në një “armëpushim i parehatshëm” me Moskën, koha tregojë në mënyrë të qartë se ku ishte fsheur e verteta. Dubcek tani ishte duke u “proklamuar” që ai të jetë duke luajtur me kohën, duke shpresuar se ai mund të zbatojë reforma të mjaftueshme për të u paraqitur shpejt në lidershipin e Kremlinit me një “fait açomplishment”. Megjithatë, “Në një fazë në lojë”, njoftoi agjencia Ruse e lajmeve “, sovjetikët do të … të bëhen të vetëdijshëm se shpresat e tyre më herët për një kthim të ndonjë gjëje si “ante status quo” në Çekosllovaki ishin pa themel. Kjo është shpresa Çekosllavake që ky realizim do të ketë ardhur shumë vonë dhe reagimet e sovjetikëve “do të ishin minimale.”

Ajo tani ishte e qartë për të u treguar analistëve të CIA-s që Politbyrosët sovjetikë i ishin duke i shikuar zhvillimet në Çekosllovaki me rritje vetëm të “dissatisfaction”.E vetmja gjë për parandalimin e Bashkimit Sovjetik nga ndërhyrja ushtarake ishte shqetësimi lidhur me ndikimin e shtypjes ende një gjë tjetër e dhunshëme të një orvatje të Europës Lindore për “autonomi”.

Më 17 korrik, Zyra Vlerësimeve Kombëtare të CIA-së paralajmëroi Drejtorin e Inteligjencës Qendrore (DCI): duke thënë se “Ne nuk dimë asnjë mënyrë të “foretelling” mbi ngjarjen saktë në Çekosllovaki e cila mund të shkaktojë reaksion ekstrem … sovjetik, ose të jenë parashikuar rrethanat e sakta të cilat mund të prodhojnë brenda udhëheqjes sovjetike një marrëveshje për të lëvizur me forcë.”

Dy samitet e Paktit të Varshavës në Bratislavë dhe Cierna nad Tisou dukeshin se tensionet ishin shumë – shumë larg, megjithëse forcat e Paktit të Varshavës mbetën në Çekosllavaki dhe ata ngritën kampin e tyre vetëm pak kilometra jashtë kufirit çek.

CIA: Pushtimi Sovjetik rinovonte drith?rimate Luftës së Ftohtë 

Kur, pak më shumë se një muaj më vonë, këto forca pushtuan Çekosllovakinë, ngjarjet patën lëvizur me shpejtësi dramatike. Brenda 12 orëve, lulëzimi i shkurtër i pavarësisë së Çekosllovakisë- “Pranvera e Pragës”, tregoi se nuk ishte “jetë-gjatë”.

Pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë solli një ftohtësi të përtërirë për të “zhvilluar” Luftën e Ftohtë. Me invazionin ushtarak Sovjetikë, kontrolli sovjetik mbi Evropën Lindore u përforcua edhe më shumë. Marrëveshja “Détentenë” ishte shtyrë dhe negociatat e kontrollit të armëve të sapolindura u anulluan. Më të prekurit ishin njerëzit, populli e Çekosllovakisë, i cili pa një fund shpresave të tyre për një shoqëri më të hapur, të zhbëheshin shumë shpejtë.

Mbasi nuk kishte asnjë “Verë” të atij viti. Pranvera e Pragës u pasua nga një dimër tjetër stalinist që zgjati 23 vjet, deri sa erdhi 1991, dhe ndodhën ato ngjarje që sollën në “sistemin e Dominos” dhe një e nga një regjimet komuniste ranë dhe era e demokracisë mbrriti në gjithë Europën juglindore, përfshirë Shqipërinë me regjimin e instaluar komunistë më të egër në Europë.

Havel: “Epoka e diktaurave dhe sistemeve totalitare nuk ka përfunduar në të gjitha vendet ish komuniste” 

Shtypi amerikan ka shkruajtur se Vaclav Havel i cili luajti një rol kryesor në çlirimin e vendit të tij nga regjimi komunist në vitin 1989, tha se qeveria ruse kishte zotëruar artin e manipulimit popullsinë e saj duke ruajtur fasadën demokratike. “Epoka e diktaturave dhe sistemeve totalitare nuk ka përfunduar në të gjitha,” tha i ndjeri Vaclav Havel kur ishte 73 vjeç.

Duke shtuar se “Ajo mund të ketë përfunduar në një formë “domino” duke rënë për enerci si ne e dimë atë nga të shekullit të 20-të, por të rinjë politikan në ish vendet komuniste, në mënyra shumë – shumë më të sofistikuara, kontrollojnë shtetin dhe shoqërinë, ata kan lindur në ato sisteme ose kan lindur në demokraci, por janë të njëjtët por tani me “veshje tjetër”.

Ardhja e tyre në politikë dhe pushtet ka thënë Havel se :”Ajo kërkon vigjilencë, kujdes, kujdes e studim, dhe një pamje të shkëputur nga demokracia e vertetë.”
Paralajmërimi i ndjerit Havel, erdhi ditën kur Çekët dolën në rrugët e Pragës, dhe mijëra prej tyre dolën për të festuar Revolucionit të Kadifenjtë që përfshiu shtetin socialist çek në librat e historisë dhe u kërkoi atyre që “Krimet e komunizmit të barazohen me nazizmin”.

Mijëra njerëz e rikujtuan me të njëtat forma rrugën e marrë nga një demonstratë studentore në vitin 1989 që solli të jetë një pikë kthese në historinë e vendit.
Në natën e 17 nëntor 1989 rreth 15.000 studentë, të mbështetur nga rënia e Murit të Berlinit, dy javë para të ndryshimit të kërkuar, e kan gjetur veten në të shkuarën e tyre kur u sulmuan nga qindra policë.

Sulmi egër që la dhjetëra të plagosur kishte nxitur çekët e “uritur” për demokraci, të hidhen në një seri e demonstratave masive. Më 25 nëntor rreth 800,000 protestues u “derdhën” si lumë mbi rrugët e Pragës në një shfaqje masive të fuqisë të sfidës kundër një qeverie që e kishte pas autoritetin e “fortë” mbi popullin e saj deri në atë fazë, që ajo u “vetë-dorzua”.

Dy ditë më vonë një grevë dy-orësh e përgjithshme, e mbështetur nga rreth 75 përqind e popullsisë shkaktoi dorëheqjen e qeverisë dhe dhënjen fund deri në 41 vjet të sundimit komunist në Çekosllovaki atëherë. Ajo shumë shpejti u etiketua si “Revolucionit i Kadifenjtë” dhe që është ende një burim i madh krenarie për çekët, solli përmbysjen paqësore të komunizmit.

“Unë mendoj se kjo ishte një moment i rëndësishëm në historinë tonë”, tha Kristyna Bartorova, një 24-vjeçare student që mori pjesë në festimet e kremtimit të “Revolucionit të Kadefinjtë”. “Ajo ngjarje kishte një ndikim të madh në jetën tonë dhe unë jam i lumtur që brezi i prindërve tanë e bënë këtë. Unë dua të them faleminderit për ta.”
Krimet e komunizmit të barazohen me nazizmin.

Shefat e grupeve parlamentare të 11 vendeve pas komuniste kanë bërë thirrje që krimet e komunizmit të shihen si krime të nazizmit, kurse mohimi i krimeve, për të cilat përgjegjësinë e mbajnë komunistët, të jetë i barabartë para ligjit me mohimin e Holokaustit.

Në konferencën “Rruga nga prangat”, që u mbajt në 20 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë, kryetari i Senatit të Çekisë, Pshemisllav Sobotka propozoi t’u bëhet thirrje të gjithëve në Evropë që t’u kundërvihen me vendosmëri të gjitha trajtave të ekstremizmit politik dhe fetar, si dhe përpjekjeve për të ringjallur reliktet negative nga e kaluara.
“Është e një rëndësie jetike që të gjithë politikanët evropianë bashkë me qytetarët të shohin se mohimi i krimeve të komunizmit, përkrahja e sistemeve totalitare, ekstremizmi dhe jotoleranca fetare, janë të neveritshme dhe duhet të dënohen ashtu siç dënohet mohimi i krimeve të nazizmit”, thuhet në apelin e Pragës.