Dr. Shaban Memeti nga Tetova ka reaguar ndaj shkrimeve në media për të ardhurat e tij personale.

Agjencia e lajmeve INA ju sjellë të plotë reagimin e tij.

Une jam Ass.dr Shaban Memeti per momentin drejtor i ISHP ne RM per disa vite me radhe, kirurge i femijve ne Kliniken e Kirurgjise se Femijve ne Shkup, asisten ne fakultetin e mjekesise ne Skup dhe jo anetare ne ndonje komision te caktuar.

Sa i takon te ardhurave une per momentin kam te hyra vetem nga Instituti per Shendet Publik i RM pasi edhe ligjerishte nuk munde te mare nga institucione te tjera.

Kjo qasje ndaj meje sa i takon angazhimit tim ne nivel te institucioneve dhe te ardhurave eshte shume tendencioze dhe ju keni mundesite qe ta vertetoni angazhimin tim dhe te ardhurat e mia.(INA)