Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë, sot do ta organizojë trajnimin e dytë nga sfera e pronësisë intelektuale. Trajnimi është me temë “Ndjekja në internet” ndërsa ka për qëllim t’i zgjerojë njohuritë e të punësuarve për procedurat e kontrollit të zbatimit të ligjeve në tregtinë e internetit.

Trajnimi i parë u organizua dje me temë “Bashkëpunimi dhe lidhja rrjetore për luftë efikase lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe vepra të ngjashme penale”. Në trajnim janë këmbyer përvoja midis institucioneve për zbatimin e ligjit, detyrave të tyre dhe kompetencave lidhur me temën, ndërsa është siguruar edhe bazë për bashkëpunim operativ dhe qasje e përbashkët ndaj problemit të institucioneve.

Dy trajnimet organizohen në kuadër të projektit tuining të BE-së për përforcimin e zbatimit të pronësisë së parë intelektuale. Krahas prej Drejtorisë doganore, në trajnime marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë për barëra, Inspektoratit shtetëror të tregut, Entit shtetëror për pronësi industriale dhe Trupit koordinativ për pronësi intelektuale.

“Në këtë mënyrë Drejtoria doganore kontribuon drejt përforcimit të bashkëpunimit midis institucioneve dhe ndërtimit të kuadrit profesional për ballafaqim me sfidat në luftën kundër keqpërdorimit të të drejtave të pronësisë intelektuale”, thekson Drejtoria.