Këngëtarja Dua Lipa tashmë ka krijuar imazhin e saj si një ndër artistet e reja më premtuese në skenë ndërkombëtare.

Këngët e saj të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku, gjersa dita ditës rritet edhe interesimi i njerëzve për ta ndjekur atë në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja ka shpërndarë me fansat suksesin e saj të radhës, i cili ka qenë arritja e 100 mijë ndjekësve në rrjetin social Twitter.

“100 mijë fansa, faleminderit të dashurit e mi për mbështetjen e vazhdueshme që më jepni çdo ditë. Unë kam diçka speciale për ju vikendin e ardhshëm”, ka shkruar këngëtarja, duke paralajmëruar kështu një befasi të re.

Përndryshe, ajo ka pak kohë që ka publikuar projektin e saj të fundit “Room for two”, i  cili është pritur mirë nga publiku.