Ajo ka publikuar fotografi në llogarinë e saj në Twitter ku i fton të gjithë të dhurojnë ndihma.
“Të gjitha lutjet e mia shkojnë për të gjithë njerëzit dhe familjet e prekura. Nëse keni mundësi të ndihmoni dhe të dhuroni, ju lutem bëjeni”, ka shkruar ajo.
Dua është një ndër yjet e muzikës botërore që është rritur dhe ka zhvilluar karrierën e saj në Londër, prandaj po jep mbështetje për këtë rast.
Nga kjo ngjarje e rëndë mbetën të vdekur 17 persona, ndërsa të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe kanë mbetur pa shtëpi e pa të ardhura.
All my thoughts with the people and families affected. If you are able to help and donate please do. #GrenfellTower https://t.co/5WBoWrFAy1 pic.twitter.com/cYxByfP7OX
— DUA LIPA (@DUALIPA) June 14, 2017