DUI humbjet i feston si fitore

Të jetosh në një shoqëri ku e keqja dhe të këqinjtë justifikohen dhe paraqiten si dukuri me vlera kombëtare, është më se e qartë se me çfar kemi të bëjmë. Si popull më i vjetër autokton në këto troje kemi shumë vlera etnike, kulturore, morale e të tjera dhe nuk kemi nevojë që të përvetësojmë anitvlera. Disa misionarë me tendenca të qarta që të imponojnë shkëmbim vlerash, ku disfatat në çdo sferë të jetës mundohen ti paraqesin si fajtor të tjerët dhe pastaj në pamundësi për të ja mveshur fajin tjetrit, humbjet i paraqesin si fitore – këto veti i takojnë një fisi me prejardhje nga karpatet.

Humbja është humbje dhe nuk ka definicion tjetër, sepse është e dukshme lartë nga aeroplani dhe nuk mund të maskohet në fitore. Një fjalë e popullit thotë: Fshati që shifet nuk don kallauz! Këtë e them në kontekst të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, për disa “misionarë” të DUI-t, të paktën si akt moral, duhet të dalin të pranojnë se populli nuk ua dha verdiktin për të vazhduar më tutje këto zgjedhje dhe duhet të tërhiqen nga “misioni”.

Ardhacakët analfabet të DUI-të nga viti 2008 e realizuan me sukses misionin e tyre.

Misionarë të infiltruar në BDI, sidomos që nga 2008 kur dështoi plani A i car Nikollës, të cilët në opinion janë të njohur si DUI, kanë aritur me sukse ta fusin nën kthetrat e tyre subjektin politik shqiptar i cili themelet i ka mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së. Ato i bllokuan gjitha projketet me karakter kombëtarë, dhe aritë ta përçajnë subjektin, të ja ndrojnë identitetin, bile edhe ta përçajnë atë pikë e pesë. Por ama të nënçmosh intelegjencën e një populli të tërë me vlera të shumta, nga disa ardhacak misionarë të përbetuar të DUI-t, duke na servirur luanët e car Nikollës si vlerë kombëtare shqiptare, është kulmi i hipokrizisë.

Fati i mirë se shqiptaria çdo herë ka pasur djem që i kan dalë zot me pushkë e me pendë kur e ka lyp nevoja, dhe trimat që dikurë bënë luftën çlirimtare nëpër istikame, përsëri e fituan edhe një betejë në kuvenin e Maqedonisë dhe i than NDAL, luanit të DUI-t dhe të car Nikollës. Në këto zgjedhje të fundit ato përsëri i than NDAL politikës anti-kombëtare të DUI-t, pasi që asnjë prej tyre nuk pranuan të jenë në lista për deputet krah për krah me misionarë . Në këto zgjedhje të fundit NDAL i tha edhe populli sepse në total numri i votës shqiptare kundër DUI, është shumë më i madh se votës pro DUI, dhe populli shqiptar në këto zgjedhje është fitues moral.

Ndërsa për misionarët modern të DUI-t do të shkruja historia, sikur që shkruhet sot për Esat Pashë Toptanin, nesër do të shkruhet për të tillë që janë në shërbim të të gjithëve, për jo në shërbim të kombit shqiptarë dhe kauzës shqiptare.

Dita e bukur shifet në mëngjes, ndërsa në vendin tonë një kohë të gjatë mëngjeset janë të pakuptimta, dhe në këtë horizont të paqartë duken vetëm montime, vrasje, nënshtrime, përbuzje dukuri që nuk i takojnë kombit tim ilir, por të misionarëve që bartën në shoqërinë tonë anti-vlera.

Kombi  shqiptar i ka rrënjët e thella, dhe nuk shkulet lehtë. Kanë tentuar krajla e sulltana, ka kaluar të zitë e ullirit gati 3000 vite pa ndërprerë, por ja ku është sot çdo ditë e më i fortë, ne do ta kapërdimë edhe këtë kafshatë të hidhur, por Esat Pashatë modern, le ta bajnë me shëndet qethjen, sepse populli ju a dha mesazhin.

0