Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama ishte në Stamboll, ku drekoi me Rexhep Taip Erdogan.

Në mënyrë surprizë, ai tha se kishte biseduar me Erdogan për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë.

Deri më tani ishte folur për ndërtimin e aeroporteve në jug, në Gjirokastër dhe Sarandë, jo në Vlorë.

Planet e ndërtimit të këtij aeroporti kanë trembur grekët. Mediat greke flasin për një aeroport që do t’i shërbejë planeve ushtarak të Turqisë për të dominuar rajonin përmes pikave strategjike që pavarësisht se mund të shërbejnë si aeroporte civile, janë potencialisht infrastrukturë e gatshme ushtarake, transmeton Tema.

Sa herë që flitet për marrëdhëniet shqiptaro-turke, grekët nxjerrin gjithmonë ndonjë plan kundër tyre. Sidomos kohët e fundit, kur Rama e ka shpallur Turqinë aleat strategjik dhe është takuar disa herë me Erdogan, ndërkohë që nuk ka bërë asnjë vizitë në Athinë.

Për më tepër që i ka thumbuar disa herë grekët, çka ka sjellë reagimin e ashpër të tyre.