Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Sadulla Duraku sot ka shokuar me deklaratën e tij ku tha se ai nuk merret aspak me qytetarët dhe “brengat” e tyre.

“Unë nuk merrem me qytetarët, qytetarët mund të padisin”, është përgjigjja që Ministri i Mjedisit Sadullah Duraku tha për TV Sitel Në çështjen se cili është pozicioni i tij për reagimet se qytetarët do të padisin shtetin për ndotjen e ajrit.

Sipas ministrit, ai nuk shqetësohet nga kritikat e qytetarëve se 1.5 milionë euro janë shumë e vogël për të luftuar ndotjen.

“Ju e dini se ne jemi Maqedonia, jo Zvicra. Kemi filluar, një hap është përpara”, tha Duraki.

Në pyetjen se çfarë po ndërmerret aktualisht, ai e adresoi çështjen te Grupi punues.

Përderi sa qytetarët kanë votuar partinë e tij për të qenë në pushtet dhe për t’i zgjidhur problemet që i tangojnë në jetën e përditshme, për Sadulla Durakun kjo nuk ka rëndësi. Nëse ndotja e ajrit nuk ka rëndësi në jetën e njerëzve, atëher çfarë ka rëndësi për Sadulla Durakun?

Nga ndotja enorme e ajrit, shkaktohen shumë sëmundje tek qytearët, me çka edhe gjatë ditëve të fundit janë mbushur spitalet me pacient si shkak i ndotjes së ajërit.