Dy meshkuj të moshës 15 vjeçare nga Shkupi dhe Kërçova, dje rreth orës 13.30 janë sulmuar fizikisht nga një grup prej 30 vetash, tifozë të KF “Shkupi”, në afërsi të “Akademisë Vardar”.

Ngjarja është paraqitur dje në ora 19.00 në SPB Qendër nga ana e M.ZH. (73 vj.) nga fshati Sopishte dhe, O.K. (45 vj.) prej Kërçove, nipi i të cilit ishte sulmuar.

Siç njoftuan nga Ministria për Punë të Brendshme, për një kohë të caktuar të rinjtë kanë dalë nga fusha e sportit “Kale” dhe janë nisur drejt “Parkut të Qytetit”. Afër “Akademisë Vardar” kanë vërejtur se po ju afrohen një grup njerëzish. Në të kaluar një person nga grupi ka sulmuar nipin e M.Zh. në pjesën e përparme të fytyrës, përderi sa pjesa tjetër e njerëzve të grupës kanë sulmuar birin e O.K., duke sulmuar me shqelma dhe bokse në pjesën e kokës dhe trupit. Të rinjtë kanë vërejtur se njëri nga sulmuesit ka pasur thikë në dorë, kurse shumica prej të tjerëve kanë pasur shufra metalike, por që nuk i kanë përdorur.

Biri i O.K. me anë të ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 shtatori”, ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe i janë konstatuar lëndime trupore.

Nga MPB thonë se, menjëherë pas ngjarjes, nga ana e shërbimeve policore, të cilët kanë qenë të angazhuar për të siguruar ndeshjen e futbollit ndërmjet KF “Shkupi” dhe KF “Vardar”, është intervenuar edhe në SPB Qendër ku janë arrestuar 6 persona nga Shkupi dhe një prej Velesi.

Policia informon se dje në orën 16.50 në Shkup, një grup i të rinjve, me shumë gjasa pjesëtarë të grupit të tifozëve “Komiti”, të revoltuar nga arrestimi i pjesëtarëve të tyre të cilët morën pjesë në prishjen e rendit publik në ndeshjen ndërmjet KF “Vardar” dhe KF “Shkupi”, e cila u luajt me fillim prej orës 14.00 në fushën e sportit “Filipi 2” në Shkup, të organizuar në dy grupe, kanë filluar të gjuajnë me gur dhe me mjete të tjera të forta në drejtim të objektit të SPB Qendër. Polic të lënduar nuk ka dhe deri më tash nuk është paraqitur ndonjë dëm.

Në lidhje me ngjarjen në SPB Qendër është arrestuar A.Z. (19 vj.) nga Shkupi.

Janë ndërmarrë masa për zbardhje të plotë të rastit, njofton Portalb.mk.