Çështja e gjetjes së burrit për Linda Morinën, tashmë nuk është më një problem vetëm i saj, apo një çeshtje e cila i përket vetëm Lindës.
Të gjithë janë angazhuar në gjetjen e mashkullit të ëndrrave të Lindës, kur ajo deklaroi në Oktapod se do ta bënte njohjen live me kandidatët e interesuar në studion e Turjan Hyskës. Ofertat nuk kanë munguar, aq më tepër kur në “valle” u fut dhe Kallashi për ta bërë Lindën në një sex bomb.

Së fundi për Lindën kanë ardhur dhe dy oferta të reja. Pasi i thuri këngë mjeshtrit të arteve marciale dhe karatesë Enver Idrizit, ky i fundi i propozoi për martesë Lindës, raportojnë mediat kosovare. Por ajo që do ti linte të gjithë pa fjalë, ishte një status i Lindës në Facebook, ku deklaronte se Kingu Vali Corleone i kishte propozuar për martesë.

“Vali corleone me ka propozu martes ne per mes te facebokut si mendoni ju”, lajmëroi Linda në Facebook. Por duket se ishte thjeshtë një status rutinë i Morinës, që më pas u fshi menjëhëre prej saj. Presim se si do të shkojë procesi i përzgjedhjes së princit të kaltër për Linda Morinën.