Një termët me magnitudë 3.7 ballë ka tronditur zonën e Ballshit në Shqipëri, në orët e para të ditës së diel. Instituti i Gjeoshkencave thotë se tërmeti ka rënë në orën 00:13.

Siç raportojnë mediat shqiptare, epiqendra e tërmetit ka qenë në Hekal, rreth 5 kilometra në jug të Ballshit.

Tërmeti ka qenë me një thellësi 5 kilometra, ndërsa banorët e zonës janë frikësuar nga lëkundjet. Nuk raportohet as për të dëmtuar apo dëme materiale.

Nga ana tjetër banorët kanë thënë se lëkundjet kanë ardhur si pasojë e shpimeve për naftë nga kompanitë që kanë aktivitet në këtë zonë.