Modelja dhe këngëtarja Morena Taraku, ka qenë e ftuar në emisionin Top Show Magazine.
Ajo është përballur me shumë pytje por më e veshtira duket ka qenë ajo kur është pyetur se cilin do ta zgjedhte më përpara, Babain apo qenin e saj Moin?
Morena është menduar gjatë për të dhënë një përgjigje që për të duket se ka qenë mjaft e vështirë të zgjedh.
“Gjithsesi babain, mirpo….në qoftse e kisha zgjedh babain, as babai nuk kish jetuar shumë pa Moin se e do shumë” është përgjigjur Morena, transmeton “Magazina.al”
Ajo nuk ka shpëtuar pa u pyetur as për ndërhyrjet kirurgjike, për të cilat ka thënë se përveç buzëve nuk ka asnjë ndërhyrje tjetër.