Ajo që është ende e pamundur në Shqipëri, në Serbi ndodh lehtësisht. Drejtues të ushtrisë në këtë vend kanë vendosur që t’u ofrojnë pjesëtarëve të saj të besimeve të ndryshe, vendfaljet përatëse nëpër kazerma.

“Për besimtarët e fesë ortodokse, katolike dhe muslimane në ushtrinë e Serbisë, është planfikuar rregullimi i​​ 50 hapësirave për falje, ndërkohë që deri më tani kanë përfunduar 35 sosh”, tha shefi i departamentit të besimit, kolonel Sasha Milutinoviç.

Ai informoi mbi rëndësinë dhe objektivat e shërbimit fetar në ushtrinë serbe, eprorin e tij, ministrin e Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili vizitoi një prej hapësirave liturgjike të bëra gati në kazermën “Banjica” dhe “Banjica 2”.

Vulin theksoi se në ushtrinë e Serbisë të gjitha fetë janë të përfaqësuar në mënyrë të barabartë dhe se çdo pjesëtar ka të drejtën dhe mundësinë për të jetuar në përputhje me mësimet e fesë së tij si dhe të përmbushë nevojat e tij fetare.

Ai tha se shërbimi fetar në ushtrinë e Serbisë është një pjesë e rëndësishme e detyrave dhe aktiviteteve të përditshme të pjestarëve ushtrisë, por edhe nevojë e secilit pjestar të ushtrisë që të përpiqet të jetë një njeri më i mirë.

Duke folur për rëndësinë e klerikëve fetarë ushtarakë, Vulin theksoi se të gjithë ata në radhë të parë janë njerëz të mirë dhe të ndershëm, duke shtuar se japin kontributin e tyre parezerva për ta bërë njeriun si një qenie shpirtërore të ndihet mirë, i plotësuar, dhe që mund të kënaqë çdo nevojë të tij shpirtërore.

Gjatë inspektimit Vulin shoqërohej dhe nga imami kryesor ushtarak, Major Mustafa Jusufspahiç.

Kjo që ndodh në Serbi, për momentin aq që mund të mendohet në Shqipëri, më saktë në ushtrinë shqiptare. Liria e besimit, nuk shoqërohet me mundësinë për ta ushtruar atë në kushte shërbimi, me vendetë posaçme. /tesheshi.com/