Analiza ka treguar që 26 për qind të mostrave të marra nuk ishin në rregull as kimikisht as nga pikëpamja shëndetësore, sepse në akull janë gjetur baktere siç janë: E.coli, pseudomans dhe enterokokat.
Çdo i katërti kub akulli për ftohje të pijeve në bare, kantina dhe restorante zvicerane nuk i plotëson standardet ligjore shëndetësore dhe përmban baktere fekale siç është E.coli.

Rezultatet e analizës kimike të bareve në gjithë Zvicrën, sipas studimit, këto ditë do të publikohet zyrtarisht: 26 për qind të mostrave të marra nuk ishin në rregull as kimikisht as nga pikëpamja shëndetësore, sepse në akull janë gjetur baktere siç janë: E.coli, pseudomans dhe enterokokus.

Këto baktere mund të shkaktojnë probleme gastrointestinale.

Rezultatet tregojnë për kushtet johigjienike të punës së aparateve për bërjen e akullit, të cilat shpesh mbahen në bodrume, nuk mirëmbahen dhe nuk pastrohen mirë.

Bakteret janë gjetur në sasinë e cila mbase nuk është e rrezikshme për shëndetin për personat e shëndetshëm, mirëpo mund të shkaktojë sëmundje serioze te personat me imunitet të dobët, ka theksuar drejtoresha e unionit, Sara Stadler, shkruan revista SonntagsBlick.
Ajo propozon që kamerierët zviceranë dhe barmenët në të ardhmen kubet e akullit t’i qesin në pije vetëm me kërkesën e theksuar të mysafirëve, por jo pa i pyetur ata, siç e bëjnë shpesh.

Pasi që të lexoni këtë tekst, do të mendoni dy herë se a i dëshironi vërtet në pijen tuaj.