Me rastin e 105 vjetorit të çlirimit të Shkupit, sot në Saraj u vendosën kurora me lule te shtatorja e kolosit të kombit shqiptar Isa Boletini.

Prezent në këtë ngjarje ishin edhe familjarët e Isa Boletinit dhe të Hasan Prishtinës, Afrim Zhitisë, Rafis Aliti Nenkryetar  i BDI-se dhe  ish-Komandanti i Brigadës 115,  ish ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti, Kryetari i Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore Skender Hasani , SHTK “Vatra e Dervenit” , anëtar të degës së Bdi-së në Saraj , si dhe ushtar të UÇK-së të rajonit të Dervenit.

Ajo që ra në sy ishte mos-prezenca e Kryetarit të Komunës në largim, Bekim Murati, dhe stafi i tij nga administrata komunale.