Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ëahtë përgjigjur presidentin të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili pasdite akuzoi Shqipërinë se po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, ndërsa tha se “Maqedonia nuk e pranon një Platformë nga shtetet tjera”, duke aluduar kështu në takimin e Tiranës midis liderëve shqiptarë në praninë e Ramës dhjetorin e vitit të kaluar.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.