Daut Dauti

Durham, në një letër dërguar Aubrey Herbert-it, shkruan për aktivitetin e saj dhe disa anglezëve tjerë në lidhje me çështjen shqipatare në Londër gjatë vitit 1915. Durham bënë me dije edhe për një problem me të cilin ballafaqohet grupi anglez që angazhohet për shqiptarët dhe shtetin e tyre. Një djalosh shiptar, i quajtur Mehmet Sharra, i cili kishte shkuar në Londër për shkollim, ishte angazhuar në punë të këqia. Në mes tjerash, Sharra ishte angazhuar si ‘pimp’ i një prostitute dhe i kërkonte haraq të vetmit shqiptar që dihej se jetonte në Londër, Toni Preshës, i cili kishte një restoran. Nën iniciativën e Durham-it kërkohet deportimi i Mehmet Sharrës pasi që ky po e dëmtonte reputacionin e shqiptarëve për të cilin angazhohej grupi.

I dashuri kolonel Herbert,

‘The Manchester Guardian’ e ka botuar Ultimatumin në tërësi. E kam dërguar edhe në ‘Near East’ ku me siguri do të botohet. Hirst më ka shkruar se do të provoj ta shtyjë në numrin e ardhshëm të ‘Commonsense’ dhe shpresoj që Brailsford do ta vendosë një lajmërim të tij edhe në ‘Nation’. Një kpje ia kam dërguar plakut lord Fitzmaurice i cili ka shprehur interesim të madh dhe mendon se prospekti i shqiptarëve ka të ardhme të mirë.

Në lidhje me Mehmet Sharrën kam menduar disa herë dhe mendoj që është më së miri që ju të kërkoni nga ‘Scotland Yard-i’ që ta thërrasin ate për të dëshmuar për mënyrën se si i ka kaluar 9 muajtë këtu. Pitmans-in, gjithashtu, mund ta pyesin se çfarë raporti ka dhënë për te. Fakti për ‘Scotland Yard-in’ është se ai [Mehmet Sharra] ka ardhë në tetor së bashku me vëllaun e tij me qëllim të përfundimit të shkollës. Vëllau i tij ka punuar shumë dhe ka shënuar sukses por Mehmeti, siq jemi informuar, nuk ka bërë gjë dhe ka marrë rrugë të keqe dhe për këtë shkak është e mundshme që të dëshmohet si i ‘ huaj i padëshirueshëm’. Pasi që ai është nga Vlora, supozoj se teknikisht radhitet si shtetas italian. Babai i tij është internuar në Itali pasi që ka qenë njëri nga udhëheqësit në Vlorë i cili është konsideruar të jetë i angazhuar në kryengritjen kundër Italisë në rrethin e Vlorës. Sikur Mehmeti të deportohej, ekziston mundësia që ate ta deportoj edhe Italia.

E takova dje Phillips-in dhe Cunnington-in. Phillips-i ishte i mendimit se Presha duhet ta kryej punën duke kërkuar mbrojtje nga policia. Por, ndjehem e sigurt se Presha kurrë nuk do ta bëjë këtë pasi që shqiptarët e kanë të ngulitur ndjenjën e mbrojtjes të bashkatdhetarëve të tyre, gjë që u ka mbetur nga sundimi turk e që është aq e thellë sa që kjo është një nga pengesat kryesore të themelimit të qeverisë në Shqipëri. Askush prej tyre nuk dëshiron ta denoncoj kriminelin. Poashtu, i kam thëne Preshës se do të mundohem që ta mbaj fshehur emrin e tij. Prandaj, të lutem mos ia përmend këtë çështje atij. Por, nëse quni nuk deportohet, ne të gjithë do të kemi probleme me te.

A e ke pa dërgesën e përsfshirë në letrën e fundit? Vivian, natyrisht, është e nxehur kundër serbëve por mua më pëlqen që gjërat janë shumë keq [për serbët]. Sllavët tashti janë përgjakur në rrugën e luftës dhe kërkohet një kamxhik i fortë për t’i nxjerrë nga binarët. Dhe, ne e kemi shkatërruar Teutonin, fuqinë se cilës ata ia kanë frikën seriozisht.

Mijëra funta e kanë vërshuar Serbinë për t’i përkrahur të nevojshmit, spitalet dhe për t’i ushqyer jetimët. Unë e di këtë nga shkaku që jam në komisionin ‘Save the Children’ ku për këtë gjë kam protestuar deri në fund. Serbët i kanë fondet e veta kështu që këto para do t’ju ndihmojnë për përgatitje të materialit të luftës.

Jam duke menduar që të shkoj në Italinë veriore. Do të ishte interesant. Në Vjenë dhe Trieshtë do ta kem të mundur që të marr vesh nëse Shkodra është në gjendje të mirë.

Të lutem, më njofto për veprimet e ‘Scotland Yard-it’.

Ja disa lajme për ty. Spencer është duke e udhëhequr ‘Standard Oil’ në Stamboll!! ‘Scotland Yard-i’ ma përkujtoi Spencer-in.