Sonte në selinë e BDI-së në Reçicë të vogël, ka mbajtur mbledhje kryesia qëndrëre e Bashkimit Demokratik për Integrim. Burime të konfirmuara bernda BDI-së, thonë se sonte 95 % e antarëve të kryesisë qëndrore të BDI-së, u deklaruan kundër koalicionit me VMRO-në e  Nikolla Gruevskit.

Njëherit u diskutua për rezultatin zgjedhorë, shkaqet e rezultatit skandaloz dhe përgjegjësia në nivel operativ dhe qëndrorë të strukturave për rezultatin e pësuar në zgjedhjet e 11 Dhjetorit. Gjithashtu një theks të veçantë pati edhe sitauta e brishtë politike në të cilën gjindet RM, dhe u skenarët e mundshëm se si do zhvillohen ngjarjet në periudhën pas zgjedhore.

Ajo që shkaktoi më së shumti debat dhe polemika mes antarëve të  kryesisë qëndrore të BDI-së, ishte qëndrimi kundër koalicionit me Nikolla Gruevskin, nga ana e shumicës dërmuese të antarëve të kryesisë qëndrore të BDI-së, me përjashtime të “disa indivdëve më pak se gishtat e një dore ” që shprehën gatishëri të futën pa kushte në një “qeveri kalimtare me Gruevskin”  me pretekst të menaxhimit të “situatës së brishtë politike dhe të sigurisë në vend”.

Në mbledhjen e sontme nuk u soll asnjë vendim, por u soll një konkluzë, që të ketë dhe një mbledhje të radhës pas shpalljes së rezultateve finale, me rivotimin në  njërin nga vendë votimet në komunën e Tearcës. / Manastiri Lajm /