Burime të sigurta brenda kryesisë së ngushtë  të BDI-së na konfirmuan sot se aryeja përse lideri i tyre Ali Ahmeti nuk ka shkuar në Tiranë në takim me kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama është sepse lideri Ahmeti është në negociata intenzive me liderin e VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski për formimin e qeverisë në një periudhë sa më urgjente.

Të alarmuar nga rezultati zgjedhorë të dy liderët janë duke shqyrtuar të gjithë variantat e mundëshme dhe të pamundëshme, si ti sigurojnë numrat për formimin e qeverisë një çast e më parë, për të parandaluar bllokun opozitarë të bashkohet dhe të mer timonin e qeverisë.

BDI ka pranuar pa kushte të futet në qeverinë e Gruevskit, duke anashkaluar edhe këtë radhë premtimet para-zgjedhore si: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, Statusi i ish-luftëtarëve të UÇK-së, dhe shumë çështje tjera kyçe që tangojnë interesat kombëtare për të cilat presupozohet se janë pjekur kushtet të realizohen.

Nga ana tjetër neve morëm mendimin e strukturave të BDI-së që i takojnë kraut të luftës, të njejtit shprein habi dhe skepticizëm nëse lideri i tyre do të futeshte në një avanturë te sërishme me VMRO-në e Nikolla Gruevskit, por shprehën qartë se nëse partia e tyre do të ndërmerte një hap të këtillë, krahu i ish luftëtarëve mbrenda BDI-së, do të dalë hapur kundër një vendimi të atillë , bile do të ndërmarin hapa radikal për parandalimin apo pengimin avanturave politike të disa indivdëve të BDI-së.