Nga burime të sigurta brenda BDI-së, për Manastiri Lajm konfirmuan se lideri i integristëve Ahmeti ka shtruar detale nga negociatat e fshehta me VMRO-në që janë zhvilluar në ditët paraprake, Ali Ahmeti vetë (me përkrahje të disa ish funksionarëve të zhytur në afera koruptive, të cilët janë pjesë e hetimeve nga ana e PSP ) është munduar ti bindë antarët e Kryesisë Qëndrore se duhet të bëjnë kompromis me Gruevskin pasi që vlersimi i liderit Ahmeti është se VMRO ka bërë lëshime të jashtëzakonshme në favor të BDI-së.

Sipas burimeve të lartë përmendura, VMRO është e gatshme të pranojë këto kushte të BDI-së:

  • Zyrtarizimi i plotë i gjuhës Shqipe në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë
  • Kryetari i Paralamentit –  të jetë shqiptarë
  • Resore Kyçe të pushteti qëndror të kalojnë në duart e integristëve, si MPB, Ministria e Finacave dhe drejtori të tjera të fuqishme

Ndërsa BDI-ja me gjasë do të duhet të heqë dorë nga:

  • 5 pikëshi i “panegociueshëm” i platëformës së BDI-së
  • Platëforma e përbashkët e partive shqiptare e aritur në Tiranë
  • Vazhdimi i mandatit të PSP-së

Shumica e Anëtarëve të Kryesisë Qëndrore të BDI-së janë kundër këtij qëndrimi skandaloz të liderit të tyre, duke e akuzuar Ahmetin se ai është i zhytur në afera koruptive bashkë me ish-funksionarët e tjerë përderisa nuk insiston në vazhdimin e mandatit të PSP-së. Ahmeti është i bindur se me zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe në tërë teritorin e RM-së nga ana e BDI-VMRO, BDI-ja do të poentojë shumë pozitivisht në opinionin shqiptarë, siç shprehet ai do të dëshmoi se “e ka gjunjëzuar Gruevskin para kërkesave të BDI-së”

Mbledhja e sotme e cila zgjati me orë të tëra ka qenë në një atmosferë të tesnionuar, burime të njejta thonë se nëse në BDI nuk mbizotëron logjika e shëndoshë e argumenteve në favor të interesave kombëtare përpara interesave personale, këto tensione do të eskalojnë dhe dita e nesërme mund të jetë fatale për fatin politik të BDI-së. /Manastiri Lajm/