Portali ‘Maktel’ duke u thirrur në burime të hulumtuara mirë thotë se, VMRO-ja e Gruevskit i ka oftruar BDI-së rreth 200 milion euro për ta formuar qeverinë e ardhshme të Maqedonisë,.

Burimet thonë se, bisedat për qeverinë e ardhshme është duke i zhvilluar Musa Xhaferri me Sasho Mijalkovit dhe se takimet e tyre janë realizuar në një Hotel të Shkupit. Portali mëson se negociatat fillimishtë kanë filluar me 50 milion euro para kesh, dhe pjesa tjetër përmes formave tjera, duke përfshirë edhe tendërët në qeverinë e ardhshme. Por thuhet se kjo sumë nuk është pranuar dhe BDI ka kërkuar 200 milion euro. / Portali ‘Maktel’  /


* Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim paraqesin mendimet dhe të drejtat e autorit, nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë së Manastiri Lajm.