Fetvaja ( Ligjshmëria Islame) e dhënë nga H. Vehbi Dibra në Kuvendin e Vlorës, nuk ishte një lutje fetare, as një përshëndetje e thjeshtë, por një “dedikim” i aktit të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë.
Manastiri Lajm eksluzivisht jua sjell të transkriptuar fetvanë origjinale të kryemyftiut dhe kryetarit tonë të parë të KMSH-së, për përdorimin e flamurit shqiptar me shqiponjë, si një akt dhe dokument historik i bekimit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ndërtimit të shtetit shqiptar…
Vijon:
Fetvaja e H. Vebi Dibrës në Lidhje me përdorimin e flamurit me shqiponjë.
Në petkat që ka veshur muslimani nëse ndodhet një figurë e vogël e një gjësë së gjallë organet e së cilës prej së largu nuk duken, a ka ndonjë pengim?
Nuk ka.
Nëse gjatë historisë në flamurin tonë është pranuar figurë e njohur (shqiponja) dhe duke marë parasyshë se tash heqja e kësaj figure prish bashkimin dhe shkakton përçarje dhe fesat, dhe nga kjo ka shumë mundësi që edhe vendi të pësojë disa reziqe ; pra me qëllim për të rruajtur bashkimin e popullit dhe për të ndaluar mosmarëveshjet dhe inatet dhe me qëllim që të sigurohet qetësia e përgjithshme, figura e përmendur (shqiponja) a duhet lënë ashtu siç është?
Duhet.
Kjo fetva është dhënë në bazë të sheriati dhe sipas nevojës së kohës dhe të vendit … Duhet marë parasyshë se edhe mbretëritë osman, të cilët janë edhe kalifë, duke patur dekorata të cilat u jepen nga mbretërive dhe që përmbajnë në to figura e zogj të zi venë e falin namazin … Të veprojmë sipas fetvasë së sipërme dhe të druhemi se mos e hedhim vendin në ndonjë greminë shkatronjëse…
Nga ju që jeni personalitet e rralla, të pajisura me dituri, pritet shërbime dhe çdo lloj përpjekje, qëtë bashkuar në mendime dhe veprime me njëri-tjetrin dhe të bashkuar nën udhëheqjen e Qeverisë së Re, e cila është një dhuratë e Perendisë, të shfaqemi … para botës politike dhe kësisoi të rrisim dhe të sigurojmë opinionin në favorin tonë.
Fetvaja ( Ligjshmëria Islame) e dhënë nga H. Vehbi Dibra në Kuvendin e Vlorës, nuk ishte një lutje fetare, as një përshëndetje e thjeshtë, por një “dedikim” i aktit të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë.
- AQSH. Rsh. Fondi, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, Dosia 3, 5/2 fleta nr. 632, kopja e fetvasë mbajtur në Vlorë nga Kryemyftiu H. Vehbi Dibra, viti 1912.
* Ky dokument publikohet për herë të parë i plotë.