Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ia ka mësyrë tregut ndërkombëtar me një këngë të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Dj e njohur David Guetta.

“Forever Is Over” është kënga e cila është realizuar nga Poo Bear dhe Guetta. Kanë mbetur edhe pak orë deri te publikimi i këngës së re me videoklip të këngëtares, e cila pak ditë më parë postoi në rrjete sociale një video në anglisht, me titra shqip, ku këngëtarja flet për kapitullin e ardhshëm të karrierës së saj.

E duket se këtë kapitull këngëtarja e nis me një këngë në gjuhën angleze. Kjo është diçka që pritej, pasi lajme rreth një albumi në anglisht ka kohë që po qarkullojnë.

Këngëtarja konfirmoi se në 14 qershor do të publikojë projektin e saj më të ri, për të cilin tashmë është duke punuar me disa prej emrave më të njohur në industrinë muzikore në botë.

Këngët e reja të Elvanës do të mbajnë firmën e producentin Poo Bear, i cili ka krijuar kompozime për artistë të tillë si Justin Beaber, J.Balvin, Steven Tyler, Sam Smith etj, ndërsa ekipi i promovimit të albumit ka punuar me pothuajse çdo personazh të njohur hollivudian e muzikor, duke u nisur nga këngëtarja Rita Ora e deri te Jessica Alba, motrat Jenner, Gwen Stefani etj, raporton Koha.net.