Bruksel, 26 janar – Republika e Maqedonisë dhe Serbia janë zgjedhur si “vendet e treta” të vetme nga ana e Bashkimit Evropian ku Agjencia evropiane e kufirit dhe roja bregdetare do të mund të realizojë operacione në territorin e tyre në pengimin e migrimit ilegal dhe kthim të emigrantëve, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Komisioni Evropian përgatiti marrëveshjes të statusit për bashkëpunim prioritar operativ me vende të treta, madje sipas mandatit të ri, i lejohet Agjencisë evropiane e kufirit dhe roja bregdetare të realizojnë operacione në territorin e vendeve të treta fqinje, në pajtueshmëri me marrëveshje paraprake. Marrëveshja për këtë status-model u miratua nga ana e Eurokomisionit në nëntor të vitit 2016, madje Komisioni i kryesuar nga Zhan-Klod Junker i zgjodhi Maqedoninë dhe Serbinë si prioritare nga shtetet që nuk janë anëtare të BE-së dhe kërkoi sot nga Këshilli i Evropës hapje të negociatave me autoritetet e Maqedonisë dhe Serbisë për marrje të lejes për realizim të operacioneve të ekipeve të kësaj Agjencie kundër valës së emigrantëve. Përndryshe, Komisioni Evropian e përshpejtoi aksionin që të arrihet gjithçka që është e nevojshme për krijim të Agjencisë së re evropiane të kufirit dhe rojes bregdetare dhe ata së shpejti do të jenë tërësisht operativ.

Tre muaj pas formimit të Agjencisë, hapa të rëndësishëm tanimë janë përfunduar, duke përfshirë mobilizim të obligueshëm të kufitarëve të cilët janë përgatitur dhe pajisur për reagim të shpejtë, si dhe formim të ekipeve për kthim intervent të emigrantëve. Ata mund të sistemohen në mbështetje të vendeve-anëtare të cilët kanë rol primar dhe kompetencë për përforcim të kontrollit të kufijve të jashtëm. Për momentin, Agjencia evropiane e kufirit dhe roja bregdetare ka më shumë se 1.550 policë të sistemuar në mbështetje të vendeve-anëtare të kufijve të tyre të jashtëm, si dhe plotësim të kapaciteteve ekzistuese kombëtare të vendeve-anëtare, krahas mbi 100.000 policëve të tyre kufitarë.

Investimi dhe angazhimi i përbashkët i vendeve-anëtare në siguri Agjencia evropiane e kufirit dhe roja bregdetare që të jetë tërësisht operative sa më shpejtë që është e mundur, sipas eurokomisarit për çështje migruese Dimitris Avramopulos është reflektim praktik i përkushtueshmërisë së vendeve-anëtare që ta ndajnë përgjegjësinë dhe të shfaqin solidaritet në interes të përbashkët, ndërsa të gjithë 28 vendet e BE-së janë të përfaqësuara në Këshillin drejtues të Agjencisë.