Unioni Botëror i Dijetarëve Musliman, të mërkurën njoftoi zgjedhjen e marokenit Ahmed Er-Rejsuni, si kryetar i Unionit, duke zëvendësuar Dr.Jusuf El-Kardavin.

Zgjedhjet u mbajtën në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, e cila filloi të shtunën e kaluar në qytetin e Stambollit, dhe e cila do të zgjasë deri të enjten.

Më shumë se 1.500 dijetar nga më shumë se 80 vende po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme, takim ky i konsideruar si më i madhi, që nga themelimi i “Unioni Botërore të Dijetarëve Muslimanë” në 2004.

Er-Rejsuni, një nga anëtarët themelues të Unionit Botëror të Dijetarëve Musliman, fitoi 93.4 përqind nga votat e përgjithshme të anëtarëve të Këshillit të Unionit. Ndërsa 4.4 përqind e votave u shkuan kandidatëve të tjerë, dhe 2.2 përqind abstenuan, sipas burimeve të njëjta.

Er-Rejsuni (i lindur në vitin 1953 në krahinën Larache, në veri të Marokut) shërbeu si nënkryetar i Unionit Botërore të Dijetarëve Muslimanë që nga viti 2013 dhe deri në zgjedhjen e tij si kryetar.

Para kësaj, ai mbajti pozita të rëndësishme, përfshirë presidencën e Shoqatës së të Ardhmes Islamike në Marok, që nga viti 1994, deri në bashkimin e tij me Lëvizjen “Reforma dhe Ripërtëritja”, si dhe formimin e lëvizjes “Bashkimi dhe Reforma” në gusht të vitit 1996 (krahu thirrës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim) udhëheqës i Koalicionit qeveritar në Marok).

Ai ishte kryetari i parë i lëvizjes “Bashkimi dhe Reforma” midis viteve 1996 dhe 2003, siç u zgjodh gjithashtu kryetar i parë i Shoqatës së Dijetarëve Suni.