Imazhi i Era Istrefit deri më tani është parë në dy reklama të rëndësishme, një e firmës Guess, e së fundmi ajo e koleksionit më të ri të Sinful Colors, kompani e prodhimit e shitjes së manikyrëve me po të njejtin emër. Kjo e fundit, jo vetëm që ka përzgjedhur këngëtaren shqiptare për më shumë përfitime reklamimi, por ka mundësuar edhe një konkurs, nëpërmjet të cilit klientët do të kenë mundësi të takojnë Era Istrefin.

Njoftimin e ka publikuar artistja në Instagram, ku ndër të tjera shpreh lumturinë për një bashkëpunim të tillë. Nëse klikoni në faqen zyrtare të Sinful Colors, do të shihni imazhin e Strefiet, për koleksionin ‘Pride’ të kësaj firme.