Secili që e pëlqen e kënaqet nën tingujt e muzikës së Era Istrefit, tani ka edhe një këngë të sajën në ‘play list’.

Këngëtarja kosovare që mori famë edhe në botë e këngët e së cilës u dëgjuan ngado, i ka dhënë fund pritjes.

Era ka kohë që po qëndron në Shtetet e Bashkuara ku po punon në ide e projekte të reja, dhe tani ka lansuar bashkëpunimin me reperin French Montana.

Istrefi, yll në ngjitje, ka publikuar projektin e dytë me shtrirje ndërkombëtare ‘No I love Yous’.

Kënga me ritme që determinojnë epitetin e hitit është realizuar në bashkëpunim me French Montanan, reperin marokien që ka qenë në maje të klasifikimeve në diskografinë amerikane.

Ndonëse Era u lind e u rrit në Prishtinë, klipi i ri e sjellë atë në një stil krejt tjetër dhe ngjanë në një projekt amerikan dhe jo shqiptar.