Presidenti turk akuzoi organizatën ‘Amnesty International ‘për planifikimin e një grushti shteti të ri në Turqi.
Sipas ‘IRNA’, të shtunën në fund të samitit të G20 në Gjermani, Rexhep Taip Erdogan duke iu referuar burimeve të inteligjencës, akuzoi organizatën për planifikimin e një grushti të ri të ri në Turqi.

Të mërkurën, Idel Aser, drejtori lokal i ‘Amnesty International’ në Turqi, së bashku me shtatë aktivistë të të drejtave të njeriut, si dhe disa shtetas gjermanë dhe suedezë, u arrestuan nga policia turke në një konferencë në ishullin Boyukada pranë Stambollit.
Të shtunën në kuadër të Samitit të G20 në Hamburg një prej anëtarëve të ‘Amnesty International’ bëri thirrje për lirimin e drejtorit lokal në Turqi.

Erdogan, në përgjigje të kërkesës së një gazetari, tha se Idel Aser dhe mbështetësit e tij në ishullin e Boyukada po planifikonin një grusht shteti të ri në Turqi dhe rasti i tyre do të shqyrtohet në gjykatë.