Ish deputetja e BDI-se pas një interviste në emesionin 360 shkallë në televizionin ALSAT-M, sot ajo ka postuar një postim në facebook ku tregon se është e kërcënuar nga persona ende të panjohur.
Ja postimi i saj i plotë në facebook:
“Kercenim, frikesim, shantazh, apo mesazh qe ta mbyll gojen?
Ju mund te vazhdoni te theni edhe xhamat tjera te makines time, mund te me dergoni pa ndalur mesazhe kercenuese, mund te vazhdoni me thirrjet anonime pas mesnate, mund te vazhdoni te beni skenare kunder meje… kjo nuk e ndryshon realitetin politik – se ju jeni asgje me shume pos humbes tragjike! ”
Për ndryshe, Ermira Mehmetinë një interviste në emesionin 360 shkallë në televizionin ALSAT-M, gotiti ashpër subjektin e saj politik BDI-në, duke shpalosur hapur të gjitha anomalitë dhe problemet me të cilat po përballohet BDI, tani më një kohë më të gjatë.
Ja disa nga goditjetë që Ermira Mehmeti ja bëri BDI-së hapur në emisionin 360 shkallë në televizionin ALSAT-M,
- Në BDI nuk pati reforma por proforma !
- Heshtja e funksionareve që formuan BDI-në dha sinjalin nga sovrani.
- Krizë përfaqesimi!
- Populli I dha mesazhin se cilat figura duhet ti perfaqesojnë.
- Në gishtat e njerës dorë mund të numërohen personat që duan qeverisje me VMRO DPNME
Për më tepër ju sugjerojmë ta ndiqni edhe një herë emisionin e plotë dhe të kuptoni të vërtetën se pse “personat që mund të numrohet në gishtat e një dore ” e kërcënuan Ermira Mehmetin pas emisionit në fjalë, në linkun më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: