Mbesa e ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha i ka çuditur të gjithë me foton që ka postuar në Instagramin e saj. Ajo ka ecur në rrugët e kryeqytetit e veshur me një palë pizhama gjumi.

Kur jashtë është 30 gradë, ti duhet të studiosh, por dëshiron të jesh komode. Pizhama të dizenjuara nga unë, të bardha me vija të kuqe, ose të kuqe më vija të bardha?”, – ka shkruan Dasara.

Ajo është vënë në qendër të vëmendjes për mënyrën sesi vishet dhe pushimet që nuk kanë fund, por këtë herë “supermbesa” i ka lënë të gjithë me gojë hapur nga çudia. Se sa vajza mund të dilnin rrugëve me pizhama nuk e dimë, pasi jo më kot ka një kod veshjeje. Ku i dihet mbase Dasara nuk e ka lexuar për etikën e të veshurit?!