Në sezonin e parë ai shënoi vetëm 16 gola, pasi ishte i dënuar për një pjesë të madhe të sezonit, por kishte efekt pozitiv ku klubi fitoi të tre trofetë.

Në sezonin e tij të dytë ai shënoi 40 gola në La Liga, ku e fitoi edhe Pichichin.

Ndërsa në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit ai shënoi 13 gola.  Duke ia shtuar edhe gjashtë gola ai në total në sezonin e shkuar shënoi 59 gola.

Në total ai ka shënuar 97 gola me fanellën e Barcelonës duke e thyer në një prej sulmuesve më të rrezikshëm që ka pasur ky klub në histori.

Golat e 9-shave më të mirë të Barcelonës

suki

Këto gola i ka arritur për 116 ndeshje, ndërsa 200 gola mund t’i arrijë pa i mbushur 300 ndeshje.

Shumë pak lojtarë e kanë këtë numër sikurse ai. Cesar Rodriguez dhe Paulino Alcantara kanë shënuar nga 222 dhe 369 gola.

Pastaj vijnë Kluivert dhe Eto’o.

Ai është i pesti në këtë listë, ndërsa Marca e ka shtuar pyetjen se a është ai sulmuesi më i mirë në histori të Barcelonës.//MANASTIRILAJM//