Për popullin shqiptar në Maqedoni,që nga viti 1945,ata e patën statutin e pakicës kombëtare dhe përmes këtyre ,,ligjeve,,ata janë anashkaluar në margjinat e kohës dhe tërë jetën e kanë zhvilluar përmes rrugëve të mërgimit ,që me paratë e fituara me mund i bënë tërë ekonominë familjare,kështu rithekson SHSHA në Çikago në disa qasje politike  aktuale sot.

Ngjarjet e vandaliste të bandave kriminele të Nikolla Gruevskit në parlamentin e përgjakur të Maqedonisë,tregon më së miri se në çfarë gjendje e ka sjell këtë vend multietnik qeveria për këto tetë vjetë që,për fotin jo të mirë në kualicion ishte partia shqiptare(BDI) e Ali Ahmetit.Çfarë u bë me ,,programet,,e fjalëve të mëdha për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni?-SHSHA pyet Ali Ahmetin.Për tetë vjet të ,,qeverisjes,,vetëm numër në qeverinë e Gruevskit,shqiptarët nuk fituan asgjë,madje asgjë në planin e gjerë dhe veçmas në kahet e zhvillimit dhe të politikave të investimeve në Maqedoninë Përendimore ku populli shqiptar është shumicë.Për tetë vjet sa denar ka investuar qeveria në këtë pjesë dhe sa investitorë të huaj janë nisur me projektet e tyre të investimeve?-bënë aktuale për opinionin e BE-së dhe të SHBA-së,shqiptaro-amerikanët në Çikago.

Krejt zhvillimi i ekonomisë famljare shqiptare që nga Kumanova e deri në Dibër,është bërë me paranë e fituar me djersën e mërgimit nëpër botë dhe SHBA,ku pushteti maqedonas vetëm ka marrë valutën e mërgimtarëve shqiptarë,ndërsa nuk ka dhënë asgjë për të mirën e tyre.Çfarë bëri pushteti për këto vite,SHSHA e pyet Ali Ahmetin që,edhe sot nuk e kemi të qartë pse BDI nuk e pati selinë qendrore në Shkup,por në Tetovë?

Po ritheksojmë se çështja shqiptare në Maqedoni ende nuk është zgjidhë drejt përmes aktit më lartë kushtetues dhe,në dritën e kohës pse shqiptarët nuk janë në pozitën e barazisë kombëtare si shtetformues
por mbetën tash e një shekull pakicë kombëtare.Për këto tetë vjetë Ali Ahmeti nuk është marrë seriozisht me çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni
dhe me shumë është marrë me retorikën e tij të urtë e të butë:Fol dhe vepro vetëm ashtu si thotë shteti(!).

Tashti edhe pas ngjarjeve në parlamentin e përgjakur nga bandat kriminele të Gruevskit dhe të bekimit nga ana e presidentit Ivanov,Ali Ahmeti në takimet me zyrtarët ndërkombëtare të BE-së dhe SHBA-së nuk thotë asnjë fjalë për çështjet aktuale shqiptare në Maqedoni dhe nuk e kemi të qartë pse kaq shumë ik nga problemet e ditës dhe,e drejta prej tij dëgjojmë një retorikë ,,politike,,shterpë që qarqet e këtyre diplomacive kur e dëgjojnë në këtë rrafsh,e lanë të qetë nën tymin e kohës politike që e ka kapluar këtë vend.

Pse shqiptarët nuk veprojnë me një zë dhe me një platformë të përbashkët politike?-pyet sërish SHSHA.Pse veprimi politik dhe kombëtar zhvillohet në fronte të ndara dhe në përqarje të skajshme,
që pozitën e shqiptarëve e ka sjellë para aktit të kryer në margjinat e kohës dhe në favor të pushtetit maqedonas.Pse tash sa kohë në Maqedoni,partitë shqiptare dhe BDI e Ali Ahmetit nuk e thonë të vërtetën për çështjen e (pa)zgjidhur kushtetuese të shqiptarëve.

Zgjedhja e Talat Xhaferit si kryeparlamentar  në kohën kur bandat kriminele nën flamurin nacionalist dhe kundër popullit shqiptar të orkestruara nga komanda e Nikolla Gruevskit dhe me bekimin e presidentit Ivanov,kanë thelluar edhe më shumë krizën politike deri në eskalim ndëretnik me rreziqe për rajonin e Ballkanit,ku roli i tij as që do të ketë ndonjë peshë të jetës demokratike parlamentare.Në këto
rrethana aktuale,do të ishte mirë që faktori politik shqiptar mos të bëjë yrysh për karrigën e (p)ushtetit,por të nisë një rreshtim të ri kombëtar që pozita e shqiptarëve duhet të rregullohet me Kushtetutë dhe jo me fjalë të konferencave për shtyp.

Për gjendjen e krizës së  thellë politike në Maqedoni,mbanë përgjegjësi BDI e Ali Ahmetit dhe konsiderojmë se ata nuk e kanë fuqinë dhe as rolin udhëheqës të ,,shumicës,,në jetën demokratike parlamentare që kriza politike të zgjidhet në favor të çështjes shqiptare,bënë të ditur për opinion SHSHA në Çikago.Atëherë,çfarë më tutje?Do të ishte kërkesë ditës që të formohet një rrafsh i ri kombëtar poltik,ku të gjitha partitë politike shqiptare të veprojnë në një front të përbashkët që me pushtetin maqedonas të nisin debatin për ndryshimet e Kushtetutës për avancimin e çështjes shqiptare në shtetformues dhe të shkallës së barazisë kombëtare si bashkësi i dytë shumicë kombëtare.Nëse këtë rrafsh politik të aktualitetit nuk mund të bartë mbi supet e veta Ali Ahmeti,ne konsiderojmë se do të mirë që politikani nga Kërçova të japë dorëheqje dhe të lirojë udhën për forcat tjera kombëtare që mund të vijnë nga hapësira shqiptare në Maqedoni dhe nga diaspora në Amerikë.

Kjo është politika e ditës për Ali Ahmetin,thekson në fund SHSHA.

Autori: Skënder Karaçica


* Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim paraqesin mendimet dhe të drejtat e autorit, nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë së Manastiri Lajm.