Facebook është duke sjellë një inbox të ri të unifikuar për komente dhe mesazhe nga Pages, Messenger dhe Instagram në aplikacionin e vet mobile Pages Manager.

Opsioni i ri do të lejojë bizneset t’i përgjigjen ndjekësve të  tyre nëpërmjet këtyre kanaleve në një vend, duke e bërë më të lehtë për t’i ofruar mbështetje klientëve.

Inboxi, i cili mund të aksesohet duke shtypur ikonën e mesazheve në fund të faqes tuaj në Pages Manager, përmban një ndërfaqe me skeda për komentet e Facebook, mesazhet e vizitorëve, komentet, mesazhet dhe komentet e Instagram.

Ai gjithashtu ju lejon të shikoni informacione bazike të profileve të njerëzve që ju kontaktojnë përmes kanaleve tuaj.

Kjo do ju ndihmojë për t’a bërë më të lehtë për njerëzit që promovojnë markat e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale të Facebook-it.

Ju do të jeni në gjendje për t’a provuar dhe përdorur atë në javët e ardhshme pasi do publikohet në Pages Manager në Android dhe iOS; Facebook thotë se aplikacioni i ri do të mbërrijë edhe në pajisjet tjera gjithashtu