Kryeqytetin e Maqedonisë e kanë kapluar mjegulla, një kontaminimim i ambientit jetësor, një kontaminim i ambientit politik dhe jo vetëm. Ethe politike kanë kapluar qendra të caktuara, dhe kjo gjendje e kontaminuar po vazhdon akoma.

Dhe jo vetëm mjegulla, çka nuk na ka pa ftyra more vëlla.

Përderi sa para luftës së 2001-it, politikan të kalibrit të “partnerit strategjik” me partitë simotra maqedone, populli i konsideronte si kokra e tradhëtarit, kush do ta imagjinonte se tradhëtia do të evaluonte deri në atë “derexhe” sa që disa shqipfolës me krenari do ta deklaronin se janë “ma shka se shkau” , dhe “prokurori shqiptarë nuk i çon n’ xhenet”, bile sikur kjo nuk mjaftonte me shumë krenari dhe bindje e thanë se  “bythëlëpirjes ndaj Bate Sashës më shumë do t’ ja shofin hajrin, se sa prokurorit shqiptarë”. Çdo koment është i tepërt, as poeti as regjisori nuk mundet ti shpikë këto skena tragji-komike, sikur se i realizuan vetë aktorët politik të kohës sonë.

Edhe tani kur është çuar në këmbë gjithë bota shqiptare, për ti përkrahur politikanët shqiptarë të maqedonisë në platformën e tyre të përbashkët. Ata “ma shka se shkau” që na shitën për pesë pare sot e 15 vjet me radhë, ende akoma insistojnë të na mbajnë peng një komb të tërë, për pazaret e tyre personale të neveritshme, për kolltuqe e për tendera, për vetura zyrtare e për sekretarica, më pak se kaq peshon ideali i kombit shqiptarë për korrbat “ma shka se shkau”.

Kombi shqiptarë ka përjetuar jo pak ditë të zeza, por çdo herë ka ditur të rezistojë dhe ka mbijetuar, ja ku jemi sot e 4000 vjet, më të fortë se kurë. Ka parë shumë Esat Pasha e Hamzë Kastriota që tradhëtuan gjakun e fisit dhe gjirin e nënës, por të gjithë kanë përfunduar në historinë e neveritëshme të tradhëtisë dhe mallkimit ndër breza. Ky është fati i tradhëtarëve sepse tradhëtinë e mallkoi vetë Zoti.

Ora historike po troket për shqiptarët, është fati i liderëve shqiptarë të maqedonisë të bëjnë historinë sot. Liderët nuk kanë shumë alternativa, ose do të jenë në anën e popullit dhe do të jenë hero të brezave të ardhshëm ose do të jenë në anën e atyre “ma shka se shkau” dhe do të bëhen tradhëtarë të kombit, duke lënë një bagazh të turpshëm dhe një njollë të rëndë që nuk shlyhet, për veten e tyre dhe për familjet e tyre.

Ky proces është i pa ndalshëm, ata ose do ta bëjnë historinë, ose do bëhen histori!